Skender Rexhepi jepë dorëheqje

Skënder Rexhepi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ditën e nesërme ai do të japë dorëheqjen nga posti si koortinator i Grupit Parlmentar ASH/AAA.

Rexhepi shton se vendimet e tija si deputet tani do të merren konform marrëveshjes së re për shumicë parlamentare.

Ai nuk nguron ti shprehë mirënjohje dhe respekt deputetëve të Koalicionit për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe raportet e mira.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Bazuar në zhvillimet e reja politike dhe vendimin e Kuvendit Qendror të Alternativës që ne si subjekt politik t’i bashkohemi pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare, unë nesër do ta informoj zyrtarisht kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që dorëhiqem nga posti koordinator i Grupit Parlamentar ASH/AAA.

Veprimi jonë si deputetë të Alternativës do të vendoset konform marrëveshjes së re për shumicë parlametare.

P.S.

Respekte për të gjithë deputetët e Koalicionit dhe ju jam mirnjohës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe raportet e mira ndërnjerëzore./

Lini një koment

Design a site like this with WordPress.com
Fillojani